JERICHO - Kanga e Ashikëve

Published 05, May 2016

Grupi JERICHO


Description:
Producent: Petrit Çarkaxhiu

Muzika dhe Teksti: Petrit Çarkaxhiu

Vokal & Ritem Gitare: Petrit Çarkaxhiu
Solo Gitare: Leonard Canhasi
Bas Gitare: Suad Jamini
Bateri: Visar Rexha

Kavall: Shaqir Hoti
Çifteli & Sharki: Afrim Sadiku
Loder: Shaqe Hoxhaj

Incizuar ne "Dream House Studio" Prishtine
Audio incizimi, editimi, miksimi dhe masterimi nga Florent Boshnjaku

Video Produksioni: PINKMOON
Skenari dhe regjia: Petrit Çarkaxhiu

Aktorë: Sylejman Lokaj
Fisnik Zeqiri

Kanga e Ashikëve

Sa shume m’ka marr malli
Për ni kange te vjeter
Ni kavallit zonin t’ja nigjoje
E t’i knoj dashnise si ashik i vjeter
Fjal’t e hakit t’i kujtoje

Neper hallka t’nalta burrat tuj kendue
Emrin tond shume tu e permen
N'kete dynja garip jon ashikat e tu
Afer vetit bonju ven

Ftyrat sikur hana naten kur rrezon
Nuri zbardhi zemren, neve drite na bon
Fal i kofsha kti rahmeti, oj fare e dashnise
Bone Zot zemren teme venin e lumnise

Dul sabahi e na agoj shkrete
Shkun ashikat zemrat na i lan vet
Hajde sonte t’rrijme bashke more vlla
Për hater t'ashkit sofren ta shtrojme na
Me muhabet naten ta bojme sabah
Se prej dynjas kush don me ikë
Me emër t'hakit bohet ashik

Releted More Videos

  • Sorry!!! Nothing to show

You May Also Like